14:31 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Pacolli jep deklaratë në polici për sulmin ndaj oficerit të sigurisë

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli para dy ditësh pati një konflikt me oficerin e sigurimit në Ministrinë e Drejtësisë, për çka u njoftua menjëherë Policia e Kosovës.

Në ditën e sulmit, deputeti Pacolli nuk shkoi të jap deklaratën e tij në polici, duke thënë se një gjë të tillë do ta bënte pas iftarit, por që nuk e mbajti fjalën, shkruan Indeksonline.

Pacolli për të sqaruar incidentin, dje ishte paraqitur në Polici të Kosovës, ku ka dhënë detaje nga ngjarja.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlnie, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Palët e përfshira janë intervistuar dhe me rekomandim të prokurorit të rastit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë shkurt Borovci.

Ndërkaq, sot deputeti Pacolli në seancën plenare të Kuvendit mohoi të ketë pasur zënkë me ndokë, duke i quajtur të gjitha propagandë të mediave. /Indeksonline/