15:22 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Kosova në vendin e dytë në rajon për liritë ekonomike

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në një takim Zëvendës-Presidentin e Fondacionit Heritage me seli në Uashington D.C., z. Dr James Carafano.

Në kuadër të këtij takimi kreu i diplomacisë Kosovare, Pacolli, e njoftoi përfaqësuesin e këtij këtij Institucioni me zhvillimet e gjithmbarshme në Kosovë dhe përparimet e shënuara deri më tash, ndërkohë që u diskutua në lidhje me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në  të ​ ardhmen.

Nga ana e tij, Zëvendës presidenti i Fondacionit Heritage, z. Carafano, e ka njoftuar Ministrin e Jashtëm Pacolli në lidhje me Indeksin për Liritë Ekonomike dhe të arriturat e Kosovës në këtë drejtim.

“Është lajm i mirë, që Kosova vazhdon të renditet relativisht lart në ranglistën botërore të Indeksit për Liritë Ekonomike dhe në vendin e dytë në rajon, pas Maqedonisë. Kjo është dëshmi serioze për krijimin e sigurisë tek investitorët botërorë, që të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë. Ne, duhet të punojmë edhe më shumë, që të renditemi në top vendet e para”, ka thënë numri dy i Qeverisë, Pacolli.