10:28 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli kundër shfuqizimin të Speciales: S’kemi të drejtë të izolojmë qytetarët!

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka dalë kundër atyre mendojnë se në politikë kanë hyrë për interesa personale dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Gjykata Speciale nuk do të duhej të shfuqizohej, pasi që sipas tij, kështu do të izoloheshin qytetarët.

Ja postimi i Pacollit:

Angazhimi politik do të duhej të ishte në shërbim të qytetarëve dhe për interesat e tyre dhe jo për interesa vetjake dhe karrieriste. Kështu e shoh edhe angazhimin tim.

Sot kur jemi para dilemës së vendimeve të mëdha, kjo do të duhej të vihej në pah më tepër se kurrë.

Tani është momenti kur duhet dëshmuar se a jemi në politikë për qytetarin apo për vetveten. Demarkacioni po e mban të mbyllur dhe të bllokuar qytetarin kosovar. Ai duhet votuar sepse është në interesin e qytetarit. Përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, do ta izolonte dhe vinte në pikëpyetje të ardhmen e qytetarit kosovar. Ajo duhet kundërshtuar sepse nuk e kemi asnjë të drejt ne politikanët që për interesa individuale, ta vëmë në pikëpyetje fatin e brezave të ardhshëm.