18:06 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Merkel duhet të përfshihet në zgjidhjen e problemeve në Ballkan

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli konsideron se kancelaria Angela Merkel duhet të përfshihet në zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli ka thënë se ajo ka një konstruktivitet, korrektësi dhe fuqi në zgjidhjen e problemeve, transmeton Indeskonline.

“Gjithmonë kam konsideruar se Angela Merkel përveq se një udhëheqëse e madhe, është edhe një grua gjeniale.  Konstruktiviteti, korrektësia dhe fuqia e saj në zgjidhjen e problemeve, e bën të domosdoshëm përfshirjen e saj në zgjidhjen e problemeve në Ballkan”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/