15:38 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Pacolli në Mal të Zi, flet për takimin me Gjukanoviqin dhe drejtorin e Evropës Jug-Lindore

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po merr pjesë në Forumin e Sigurisë “To be Secure” (2BS). Me këtë rast, kryediplomati kosovar së bashku me presidentin Hashim Thaçi zhvilluan takime të ndara me presidentin Milo Gjukanoviq

Pacolli, në një prononcim për media, tregoi më shumë detaje për takimet që kishte me Gjukanoviqin dhedrejtorin për Evropën Jug-Lindore.

“Në takim me Gjukanoviqin gjithmonë është nënvizuar miqësia e madhe në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Diskutuam për problemet që i përkasim dy vendet, bashkëpunimin ekonomik. Ne nuk kemi probleme të hapura me Malin e Zi. Të punohet për disa opsione për hapjen e tunelit Rozhajë-Pejë, ndërtimin e rrugës për të cilën ne e veç e kemi filluar dhe projekte të tjera. Me Pallmer kemi biseduar për mundësinë e fillimit të dialogut me Serbinë sa më shpejt. Poashtu, biseduam për përkushtimin e Amerikës që ajo të jetë gjithmonë pjesë e këtij dialogu tani në rendin e parë”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline

Më poshtë, videoja: