12:25 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / k.v

Pacolli nis vizitën zyrtare në Lihtenshtajn

Zëvendëskryeministri njwherit ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Principatën e Lihtenshtajnit.

Gjatë kësaj vizite, kryediplomati kosovar do të pritet nga Ministrja për Punë të Jashtme, Drejtësi dhe Kulturë, Aurelia Frick.

Më pas, ai do të vazhdojë vizitën e tij në Konfederatën zvicerane, ku do të pritet nga Shef i Departamentit për Pune të Jashtme, Ignazo Cassis.