17:10 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pacolli publikon komunikimin me kryeministrin e Marokut

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka sqaruar takimin që pati dje me kryeministrin e Marokut.

Pas një publikimi që kishte bërë Pacolli në Facebook se pati një takim me kryeministrin maroken, Saadedine Othmani, ky i fundit ka reaguar duke thënë se gjatë kohës së pauzës një person nga Kosova është imponuar me prezencën e tij.

Përmes një shkrimi në Twitter ai ka deklaruar se me Pacollin nuk kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe Maroku vazhdon të mos e njohë shtetin e Kosovës.

“Gjatë kohës së pauzës me delegacionin tim një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar marrëdhëniet bilaterale as vazhdimin e kontaktit. Pozita e Marokut është e njëjtë. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëveshje me të”, ka shkruar kryeministri Saadeddine Othmani në Twitter.

Por zv/kryeministri kosovar, Behgjet Pacolli ka publikuar sot një bisedë që thuhet ta ketë bërë me kryeministrin e Marokut dhe se sipas tij me  Othman-in kishte takim të akorduar dhe se sipas tij metri diplomatik nuk ka krahasim me metrin mediatik, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Pacollit i bërë sot:

E verteta me Kryeministrin e Marokut eshte ndryshe nga ajo e reflektuar nga disa media Kosovare.

Une dje kisha takim te akorduar, me shkrim, me Kryeministrn ,(shif poshtë);

Sidoqofte metri diplomatik nuk ka krahasim me metrin mediatik.

———

Ne e pyesim, via sms, Kryeministrin;

“ A ka dicka te re?

Nje takim i shkurte 5

min?”

pergjigja e Krye-

ministret;

“Tani jam ne ndertesen e Kombeve te Bashkuara, ulur perballe salles se konferencave nr.4,

nese ke kohe mund te takohemi”