11:05 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Se di kujt po i pengon darka jonë

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka kritikuar të gjithë kritikët e darkës së shumëpërfolur në vilën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Hajvali javën që shkoi.

Ai ka thënë se kjo darkë ‘ndoshta ka qenë dhimbje për ata që nuk kanë restorante dhe faturat t’ua dërgojnë Ministrive’.

“Kemi pas kritika për një darkë të kabinetit qeveritar në vilën e ish presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Se di kujna i pengon ajo ku nuk preket buxheti i Kosovës. Ose kanë një dhimbje që nuk i kanë restorantet atje për mi qu faturat nëpër restorantet e tyre. Pikërisht ata mund të bëjnë kritika të cilët janë në rregull me ligjin dhe jo ata që nuk janë në rregull me ligjin”, tha Pacolli gjatë seancës së Kuvendit.

Javën e kaluar zëvendëskryeministri Pacolli ka shtruar një darkë në rezidencën e tij në Hajvali ku kanë qenë prezent kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaci, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe ministrat e Qeverisë.

Në lidhje me këtë darkë ka reaguar opozita, LDK dhe Vetëvendosje, por edhe zëvendëskryeministri nga radhët e Nismës Fatmir Limaj.