20:44 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Sot ditë me fat për Kosovën, sepse demarkacioni çështje e mbyllur!

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se sot ishte ditë me fat për Kosovën, sepse kishim mysafir Ndihmës-Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchel.

Postimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithëherë pranë nesh në ditët më të vështira për popullin dhe në proceset më të rëndësishme për vendin.

Sot ishte ditë me fat për Kosovën sepse Demarkacioni pothuajse është çështje e mbyllur. Ishte ditë me fat sepse kishim mysafirë edhe Ndihmës-Sekretarin e Shtetit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchel.

Thellësisht mirënjohës për mbështetjen gjithëpërfshirëse dhe të palëkundur amerikane. Krenar, që populli i Kosovës në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi janë populli më pro-amerikan në botë.  Aleat dhe partner të përhershëm strategjik./Indeksonline/