16:22 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli takohet më Tanja Fajon, flasin për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Pacolli ka thënë se tema e këtij takimi, ishte liberalizimi i vizave, shkruan Indeksonline.

“Takim shumë i ngrohtë me eurodeputeten dhe raportuesen për Kosovën, Tanja Fajon. Si do të ecim përpara me liberalizimin e vizave, ishte tema kryesore. Votimi i demarkacionit, dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, ishin tema të tjera. Fajoni mbetet mike e madhe e Kosovës” ka thënë Pacolli./Indeksonline/