19:03 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli thotë se po i jep edhe një lajm të mirë Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se sot ka marrë një lajm të mirë, pak ditë pasi që Barbadosi e njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, sot u nënshkrua edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vende në Nju Jork.

Postimi i plotë:

Sapo pranova një lajm tjetër të mirë. Pak ditë pasi që Barbadosi e njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, sot u nënshkrua edhe vendosja e Marrëdhënieve Diplomatike në mes dy vende në Neë York.  Kjo është dëshmia më e mirë se sukseset e Kosovës në diplomaci janë të pandalshme dhe të pakthyeshme./Indeksonline/