14:33 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli u takua edhe me Thaçin për çështjen e autostradës (Foto)

(I plotësuar)-Në takimin në mes presidentit  Hashim Thaçi dhe zv/kryeministrit të vendit, Behgjet Pacolli është diskutuar lidhur me përplasjen që kishte sot ky i fundit me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn pas devijimit të trasesë së autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Sipas burimeve të Indeksonline, të dy janë takuar pasi Pacolli ka shprehur  pakënaqësinë për ndryshimin e trasesë duke thënë se kjo privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut në këtë rrugë.

Pacolli shqetësimin e tij lidhur me këtë vendim e ka shfaqur edhe tek presidenti Thaçi./Indeksonline/

………………………………………………………………………………..

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke zhvilluar një takim me zv/kryeministrin e vendit, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Takimi është duke u zhvilluar në një nga restorantet e qytetit të Prishtinës. Bashkë me Thaçin e Pacollin në tavolinë gjendet edhe Bekim Çollaku, Petrit Selimi dhe Jetlir Zyberaj.

Nuk dihet qëllimi i këtij takimi, por rikujtojmë se Pacolli gjatë ditës së sotme në Kuvend ka qenë paksa i nervozuar me mos kalimin e demarkacionit.

Gjatë ditës Thaçi ka takuar edhe Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.

Ndryshe seanca për demarkacionin është shtyrë për nesër në ora 10:00, pasi sot nuk kishte një dakordim mes subjekteve politike për ta votuar marrëveshjen e re./Indeksonline/