22:43 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018

Pacolli uron Kroacinë, tregon se u ftua në finalen e Botërorit 2018 (Foto)

Në finalen e Botërorit 2018 këtë të diele do të ballafaqohen Franca dhe Kroacia. Franca arriti mbrëmë të mund Belgjikën përderisa sonte Kroacia fitoj ndaj Anglisë me rezultat 2:1.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Kroacinë, duke thënë se një ishte një fitore e bukur për Kroacinë, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Pacolli ka bërë të ditur se është i ftuar mysafir në finalen e Botërorit në Rusi duke shpresuar se edhe Kosova edhe Shqipëria do të luajnë në Euro 2020.

Postimi i plotë:

Një fitore e bukur për Kroacinë 🎉 I urojmë miqve tanë fat në finale të botërorit, ku edhe jam i ftuar mysafirë. Jam i bindur se si Kosova ashtu edhe Shqipëria do të luajnë në Euro 2020. Duhet të investojmë më shumë në talentët tanë!! 🇭🇷 🇦🇱 🇽🇰