17:02 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pacolli vizita nëpër Evropë, për lëvizjen e lirë të kosovarëve

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli njofton se në vazhdën e vizitave të shumta në Evropë, aktualisht ndodhet në Austri.

Ai thotë se aty do takohet me Karin Kneissl, Ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë dhe më pas do të vazhdojë për në Holandë, Lihtenchtein dhe Zvicër ku gjithashtu do të takohet me homologët e tij dhe personalitete tjera me rëndësi.

“Tema kryesore, marrëdhëniet bilaterale, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe procesi i integrimeve”, thotë ai./Indeksonline/

Temat: