09:57 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Paditet Apple pasi që ngadalësoi dhe uli performancën e modeleve të vjetra të “iPhone”

Para pak ditësh bota mësoi që kompania “Apple” po i ngadalëson qëlimisht iPhonat e vjetër për të, siq thonë ata, kursyer jetën e baterisë. Kurse tashmë kemi pjesën e parë të padive kundër kësaj kompanie gjigante.

Përderisa, disa e kanë konsideruar këtë gjë si një punë normale, shumë të tjerë janë përgjigjur me zemërim kundër kompanisë. Por tashmë janë bërë dy padi, njëra në Illinos dhe tjetra në Kaliforni, transmeton Indeksonline.

Padia e Illinois është paraqitur nga pesë persona,një në Cikago dhe paditësit e tjerë vinë nga Ohajo, Indiana dhe Karolina e Veriut. Këta në paditë e tyre janë shprehur se kjo praktikë e ngadalsimit të telefonave është “mashtruese, jo morale dhe aspak etike”. Ata thanë se telefonat e tyre të vjetër kanë filluar të ngadalësohen sepse kompania po tenton që në mënyrë të qëllimshme të ulë performancën e telefonave të vjetër.

Të gjithë palët paditëse janë të nevrikosur pasi sipas tyre kompania “Apple” këtë po e bënë pa lejën e tyre dhe ata janë të detyruar t’i “hedhin” telefonat e vjetër dhe t’i zëvendësojnë me tashmë të sapo dalit në treg./Indeksonline/