09:28 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Paditet Ramiz Lladrovci (Dokument)

Ish-udhëheqësi i Personelit në Komunën e Drenasit, Gëzm Shishani ka ngritur Kallëzim Penal ndaj kryetarit të kësaj komune Ramiz Lladrovci, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit për rikthimin e tij në punë.

Shishani, ka deponuar padi ndaj Lladrovcit një ditë më parë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, nën dyshimin se ky i fundit ka vepruar kundërligjshëm duke mos e zbatuar vendimin e drejtësisë cili e kishte obliguar atë si kryetar të Komunës së Drenasit për rikthimin e tij në detyrë në afat prej 15 ditësh, por kjo nuk ka ndodhur ani pse kanë kaluar rreth dy muaj nga koha kur Gjykata e Apelit kishte marrë këtë vendim.

Bazuar nën dyshimet e paditësit, Kodi Penal ka përcaktuar gjobë ose dënim me burgim deri në 2 vjet, për mosekzekutim të vendimit gjyqësor.

Ekziston dyshimi i bazuar se I pandehuri Ramiz Lladrovci, ka kryër veprën penale nga neni 402 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës – mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, në të cilin shprehimisht thuhet “Presoni zyrtar apo personi përgjegjës i cili refuzon të ekzekutoj urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm të ndonjë gjykate të Republikës së Kosovës apo i cili nuk e ekzekuton vendimin brenda afatit ligjor apo afatit të caktuar me vendim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. Nëse me veprën penale nga paragrafi I. I këtij neni është shkaktuar shkelje e rëndë e të drejtave njerëzore apo dëm substancial material, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni e ekzekuton vendimin e plotfuqishëm të gjykatës, ndjekja nuk do të ndërmerret”, thuhet në arsyetimin e padisë, të ushtruar ndaj kryetarit Lladrovci.
Kallëzim Penal ndaj kryetarit Ramiz Lladrovci

Për mosekzekutim të vendimit, shkelje kishte paraparë edhe Gjykata e Apelit në Prishtinë, duke iu referuar ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Me nenin 15 të Ligjit të Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përcaktohet se: Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjegjës i institucionit paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, dhe se në këtë rast vendimi i Këshillit duhet të zbatohet ashtu siç është urdhëruar në dispozitivin e vendimit. Andaj nga sa u tha më lartë, gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur ka refuzuar prapësimin e debitorit dhe ka lënë në fuqi aktvendimin për përmbarim”, thuhet në aktvendimin e Apelit, të cilin e kishte publikuar ditë më parë “Gazeta Blic”.

Kryetari Lladrovci por as zyrtarët tjerë komunal nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur me mos kthimin e Shishanit në detyrë.

Shishani është suspenduar nga posti i shefit të personelit pas nisjes së hetimeve bazuar në një Raporti mbi Auditmin të kryer me kërkesë të veçantë me temën; “Auditimi i dosjes personale për nëpunësin civil Gëzim Shishani – Rishikimi i nivelit të pagës në harmoni me titullin e vendit të punës” të Auditorit të Brendshëm të datës 04.08.2017.