17:41 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Paga minimale në Kosovë, Shpend Ahmeti ka një kërkesë për qytetarët!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për çështjen e pagës minimale në Kosovë. Ahmeti ka shprehur shqetesimin e tij se  paga minimale është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç ndërsa 170 për ata mbi 35 vjeç.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka theksuar se tema e pagesës së dinjitetshme duhet të debatohet më shumë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, me këtë pagë minimale nuk duhet të pajtohet askush.

Postimi i plotë:

Paga Minimale në Kosovë është 130 euro për punëtorët nën 35, dhe 170 euro për ata mbi 35.

Pra, në qoftë se ke fat me gjet punë, punëdhënësi mundet me të pagu 130 euro (edhe në kontrata publike) për punë që shpesh kalon 6 ditë e 40 orë në javë.

Për që është minimale pajtohemi, por kjo pagë nuk mund të quhet. E as asistencë sociale nuk është sepse qytetari punon për këtë pagesë.

Këto tema janë të rëndësisë jetike për qytetarët e Kosovës e nuk trajtohen fare në agjenden tonë publike.

Të luftojmë për jetë, pune e pagesë të dinjitetshme!!!./Indeksonline/