21:07 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Pagesat në hyrje të Brezovicës, qytetarët thonë se po paguajnë për mbeturina

Gjatë ditës së sotme në qendrën e skijimit në Brezovicë ka filluar të aplikohet pagesa në hyrje të saj.

Kjo u bë me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, në mënyrë që të gjithë vizitorët të mos kalojnë pa paguar, shkruan Indeksonline.

Pagesat variojnë nga mosha. Për të rritur çmimi i hyrjes është një euro, ndërkaq për fëmijë 0.5 euro.

Përkundër kësaj, qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësi për këto pagesa. Kjo për arsye se ndonëse ata po paguajnë, vendi vazhdon të mbetet i mbuluar nga mbeturinat.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, përpos çmimit të hyrjes, ata duhet të paguajnë nga një euro edhe për vetura./Indeksonline/