15:28 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pagesat në hyrje të QKUK-së, bllokojnë hyrjet dhe daljet e veturave (Video)

Pagesat në hyrje të QKUK-së po krijojnë kolona të gjata të veturave në pritje për të hyrë brenda oborrit si dhe në dalje të saj.

Në një video të publikuar në rrjete sociale nga Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Arsim Gërxhaliu, shihet rendi i gjatë i veturave brenda hapësirës së QKUK-së. Krejt kjo për shkak të digjitalizimit të pagesave ku qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë qëndrimin brenda QKUK-së, transmeton Indeksonline.

Që nga momenti i marrjes së tiketës deri në 30 minuta nga momenti i hyrjes ata do të duhet të paguajnë shumën prej 50 centëve, prej 30 minuta e deri në një orë qytetarët do të duhet të paguajnë 1 euro, ndërsa pas një ore qëndrimi pronari i veturës do të paguaj nga 50 cent për çdo orë të ardhshme./Indeksonline/