07:29 / E Martë, 13 Mars 2018

Pagoi një person që të vriste ish-bashkëshortin, 70-vjeçarja e pëson keq (Foto)

Një grua 70-vjeçare ka përfunduar në pranga, pasi u përpoq që të punësonte një vrasës me pagesë për të hequr qafe ish-bashkëshortin e saj.

Ajo është Linda Gillman nga Utah. Ajo tani po përballet edhe me akuza të reja, pasi sipas policisë vendase, Gillman edhe pse ishte prapa hekurave po përpiqej që të vriste dy persona të tjerë.

Ndërkohë një juri e shpalli fajtore Linda-n të premten, pasi ajo u përpoq të punësonte një vrasës për të vrarë ish-bashkëshortin e saj.

Saga daton që nga viti 2016, kur prokurorët thonë se Gillman punësoi një nga punonjësit e saj, për të ndihmuar atë të gjejë një person për të vrarë ish-bashkëshortin dhe gruan e tij të re.

“Daily Mail” shkruan se plani ishte që njeriu të punësojë një person të tretë për të kryer vrasjen dhe ta bëjë atë të duket sikur ish-burri i saj vdiq nga një mbidozë e drogës, thotë akuza.

Gjithashtu thuhet se ajo  i dha personit 5 000 dollarë, duke i premtuar atij edhe një shumë tjetër prej 100 mijë dollarë. Gillman do të merrte një shumë të madhe parash nga sigurimi i jetës pas vdekjes së ish-burrit dhe gruas së tij të re.

Pagimi i kombinuar i tre sigurimeve të jetës do t’i sillte asaj rreth 3,3 milionë dollarë, sipas The Salt Lake Tribune. Ndërkohë dënimi i 70-vjeçares është caktuar për më 23 prill.