19:31 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pajisja e re e Samsung, t’i mbushni dy telefona me një pajisje

Samsung më në fund ka një zgjidhje në shtëpi për një problem të vogël, por të bezdisshëm. Me një pajisje të vetme, tani mund të mbushni dy telefonë në të njëjtën kohë.

“Samsung Wireless Charger Duo” quhet pajisja e re që mund të ngarkojë me bateri dy telefona në të njëjtën kohë.

Duo wireless Charger mbështet “ngarkimin e dyfishtë të shpejtë pa tela” dhe është kompatibil me produktet e çertifikuara Qi. Nuk ka ende ndonjë pamje se si duket ajo, por prezantimi i saj pritet të bëhet me 9 gusht, në konferencën e kompanisë./Indeksonline/

Temat: