11:34 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pak ditë pas Botërorit 2018, stadiumi i Rusisë shkatërrohet thuajse i tëri (Video/Foto)

Një nga stadiumet e Rusisë, ku edhe kombëtarja angleze zhvilloi ndeshje përgjatë këtij botërori  është “shkatërruar” pas sfidës së Botërorit 2018.

‘Volgogorad’ është një prej stadiumeve që pësoj dëme të mëdha pas reshjeve të shiut.

Stadiumi në fjalë thuhet se kushtoj 198 milionë paund për t’u ndërtuar përderisa pamjet tregojnë se si zona tashmë ka pësuar një shkatërrim të madh, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave të huaja është fat që këto dëme nuk u shkaktuan përderisa po zhvilloheshin ndeshjet e Botërorit 2018.

Më pak se një muaj ka nga zhvillimi i ndeshjes së Anglisë kundër Tunizisë, në Kupën e Botës në këtë stadium.

Shumë makina kanë përfunduar mbi baltë pas reshjeve të shiut që shkaktuan dëme nga më të ndryshmet. Tubacionet e ujit dhe sistemi i ujërave të zeza janë shkatërruar pasi fuqia e tyre nuk arriti t’i bëjë ballë shirave.

Dëme të ngjashme thuhet të jenë shkaktuar edhe në afërsi të stadiumit në ‘Nizhny Novogorod’ në Rusi./Indeksonline/