13:34 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Pak metra larg bregut të Durrësit kapet peshkaqeni 102 kg (Video/Foto)

Një tjetër peshkaqen i rrezikshëm ka rënë në rrjetat e peshkatarëve durrsakë.

Mëngjesin e sotëm është kapur një peshkaqen tigër që peshon plot 102 kg.

Menjëherë peshkaqeni ka dalë në shitje në dyqanin e peshkut në lagjen nr.1 të Durrësit. Peshkatarët durrsakë thanë se peshkaqeni ra në rrjetën e tyre në një distancë prej afro 450 metrash nga bregu.

Ky është rasti i tretë brenda 10 ditëve që kapen peshkaqenë, çka të bën të mendosh se numri i kësaj specieje në ujërat e detit Adriatik është shtuar.