18:17 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pal Lekaj: Rikosnstruimi i rrugëve brenda oborrit të QKUK-së me kosto 180 mijë euro

Ministri i Infrastruktures, Pal Lekaj duket se i është gëzur punimeve që kanë nisur brenda oborrit të QKUK-së.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ai ka bërë me dije se kosto e rikosntruimit është hiç më pak se 180 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Ministri Lekaj, konsideron se të gjithë pacientët dhe punonjësit e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për një muaj do të kenë qasje më të lehtë në të gjitha sherbimet e klinikave

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Një pjese të rëndësishme që i shërben tërë Kosovës, po i mundësohet infrastukturë rrugore e denjë.

Të gjithë pacientët dhe punonjësit e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për një muaj do të kenë qasje më të lehtë në të gjitha sherbimet e klinikave.

Rikosnstruimi i rrugëve brenda oborrit të QKUK-së, me kosto 180 mijë euro, nisi sot.

Në ndihmë te të gjithëve, bashkë për #KOSOVËN që e duam!

Urime!