23:27 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Palermo afër rikthimit në Serie A

Palermo hedh një hap të madh drejt rikthimit në Serie A, pas vetëm një sezoni.

Në finalen e parë të play-offit të Serie B, skuadra e Roberto Stellones mposhti 2-1 me përmbysje Frosinonen në stadiumin Renzo Barbera dhe tashmë Palermos do t’i mjaftonte një barazim në sfidën e kthimit pas 4 ditësh në transfertë për të luajtur në Serie A sezonin e ardhshëm.

Golit të shpejtë të Cianos që i dha avantazhin provizor Frosinones iu përgjigj sulmuesi La Gumina në fundin e pjesës së parë. 8 minuta përpara fundit një autogol i Terranovës, i dha epërsinë Palermos duke ngritur peshë të gjithë tifozët siçilianë të pranishëm në Renzo Barbera.