14:51 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Pamje aktuale nga vendi ku u vra Ivanoviq, ndizen qirinj dhe vendosen lule (Video/Foto)

Njësitet policore janë duke vazhduar hetimin e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ekipi i “Indeksonline” po qëndron në vendin e ngjarjes, ku nga pamjet shihet se janë vendosur lule dhe janë ndezur qirinj.

Siç shihet në vendin ku sot u krye akti i vrasjes së Ivanoviqit, po qëndrojnë hetues të njësiteve policore, si dhe media.

Aty pak minuta më parë kanë qenë prezent edhe familjarë të Ivanoviqit, të cilët në këto momente janë larguar nga selia e partisë./Indeksonline/