11:59 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Alli bën veprimin me duar, të cilin askush nuk mund ta kopjojë

Dele Alli ka hutuar tifozët e futbollit me veprimin e tij të pazakontë me duar gjatë festimit të tij në ndeshjen ndaj Newcastle Unitedit në fundjavë.

Dhe ai e ka përsëritur sërish këtë veprim, duke postuar një video me këtë veprim, të cilin e bënte para bashkëlojtarëve të tij.

Mesfushori i Spurs luajti në fitoren, 2-1 ndaj Newcastles, ku edhe shënoi gol në minutën e 18-të për ta kaluar Tottenhamin në epërsi.

Tani të gjithë janë të hutuar dhe pyesin se si Alli arriti ta bëjë këtë. Ne të gjithë kemi mundur ta provojmë këtë, por mund t’ju garantojmë se është e pamundur.

Kujtojmë se Tottenhami e nisi sezonin e ri me fitore, 2-1 ndaj Newcastles, teksa në afatin kalimtar veror nuke transferoi asnjë lojtar./IndeksOnline/