10:21 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pamje ekskluzive, momenti i plaçkitjes së bankës në Obiliq

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në qendër të Obiliqit. Tre persona deri më tani të panjohur nën kërcënimin e armëve kanë plaçkitur degën e një institucioni mikrofinanciar në Obiliq.

Indeksonline ka siguruar momente ekskluzive nga ky akt kriminal që ndodhi në pikë të ditës gjersa plaçkitësit ishin të maskuar.

Lidhur me rastin në fjalë, është  deklaruar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Ai ka thënë se hetimet janë duke vazhduar deri në ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë plaçkitje.

Më poshtë shikoni videon:

/Indeksonline/

Grabitje e armatosur në Obiliq

Kryeprokurori Beka për grabitjen në Obiliq: Kryerësit e veprës ende të pa identifikuar!