15:49 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Juventusi lanson fanellat brilliante si mysafir për sezonin e ri

Juventusi i ka prezantuar fanellat e reja si mysafir për sezonin e ri, të cilat janë lansuar në treg menjëherë.

”Zonja e Vjetër” tashmë i ka publikuar fanellën për ndeshjet si vendas dhe fanellat e treta, ku këto të fundit janë dizajnuar me mbetjet e plastikës së recikluar në oqeane.

Sot, Juventusi lansoi fanellat si mysafir, të cilat duket mjaft të bukura në pamje, transmeton IndeksOnline.

”Duke punuar me Juventusin, historia e klubit shërben për inspirim dhe ambicie”, tha dizajneri i Adidasit, Venturini.

”Synimi ynë është t’i bëjnë këto fanella ikonike të dizajnuara me elementet e klubit”.

”Këto fanella të reja si mysafir, ne kemi dizajnuar së bashku stilin klasik dhe aktual duke dhënë një pamje të re për fanellën”./IndeksOnline/

 

Temat: