11:20 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Pasimet e Messit në fitoren, 2-0 ndaj Alavesit ishin thjesht të jashtëzakonshme

Lionel Messi e filloi një epokë të re të shtunën në mbrëmje me Barcelonën si kapiten i skuadrës.

Dhe rastësisht, Barcelona e regjistroi golin e 6000-të në La Liga kundër Alavesit.

Messi ishte autori i golit të 6000-të Barcelonës, por ai gjithashtu e shënoi edhe golin 5000-të në vitin 2009, transmeton IndeksOnline.

Nga këto 100 gola ndërmjet viteve, 2009 – 2018, Messi shënoi 337 gola prej tyre dhe dhuroi 125 asistime, duke nënkuptuar se ai ishte i përfshirë në 462 gola prej tyre.

Në ndeshjen ndaj Alavesit, Messi nuk tregoi se është vetëm golashënues legjendar, por edhe një fantazist i mrekullueshëm.

Disa nga pasimet e Messit ishin të jashtëzakonshme, edhe pse bashkëlojtarët e tij u treguan të dobët para portës./IndeksOnline/