23:27 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Shaqiri dërgon mesazh brilliant për Nevillen në një fanellë speciale

Xherdan Shaqiri i është kundërpërgjigjur Gary Nevilles me një fanellë speciale pasi legjenda e Man Unitedit e humbi bastin e tij me Jamie Carragher.

Më herët këtë muaj, dy analistët e Sky Sports bën një garë miqësore nga penalltitë para se sezoni i ri në Premier League të fillonte.

Neville e humbi bastin dhe do të detyrohet ta mbajë një fanellë të Liverpoolit, transmeton IndeksOnline.

Por, tani Neville po e refuzon këtë: ”Nuk do ta vesh fanellën e Liverpoolit. Jam duke refuzuar që ta bëjë këtë”, tha Neville pas humbjes së bastit.

Por, më pas, Carragher e ka vizituar Shaqirin, dhe reprezentuesi zviceran e ka nënshkruar një fanellë personale duke shkruar në të një mesazh për Nevillen, i cili e ka kritikuar atë vazhdimisht.

”Për Garyn, fansin tim numër një. Të lutem mos e kthe mbrapa. Më vjen keq, por të lutem mos u kthe mbrapa në këtë bast, Xherdan Shaqiri”, shkruhet në mesazhin e Shaqirit./IndeksOnline/