20:19 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pamje të para nga vendi ku vdiq një person në Istog

Në orët e pasdites së sotme një  person i moshës rreth 40 vjeçare është gjetur i vdekur në fshatin Veriq të Komunës së Istogut.

Indeksonline ka siguruar pamje të vendit të ngjarjes ku besohet të ketë qenë viktima.

Rastin për vdekjen e viktimës e konfirmoi pak minuta më herët edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Mirëpo, përveç vdekjes i njëjti nuk ka dhënë detaje të tjera.

Sipas tij, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe se janë në pritje të rezultateve të tjera të hetimeve.

Më poshtë shikoni pamje:

/Indeksonline/

Gjendet një person i vdekur në Istog