16:16 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pamje të tmerrshme, detyrojnë macen të dalë jashtë veturës që qeni të ushqehet me të

Pamje të frikshme janë publikuar ku dy të rinj shihen se si detyrojnë një mace të dalë nga ku po qëndronte nën veturë vetëm e vetëm që të lëshonin qenin drejtë saj.

Dy djemtë adoleshentë të cilëve nuk i janë bërë publik emrat lëshuan qenin që të hante macen dhe më pas morën atë në duar dhe endeshin me të nëpër rrugë, transmeton Indeksonline.

Macja në fjalë kishte qenë në pronësi të një familje të cilët janë shprehur të shqetësuar nga kjo ngjarje.

“Ne jemi absolutisht zemërthyer. Sylli ishte aq e lumtur që ishte pjesë e familjes sonë. Vrasja nga këta njerëz mizor sjell turp.Ky ishte një akt i tmerrshëm”,ka thënë pronari i maces.

Në video shihet një i ri i cili përmes një shkopi godet macen nën makinë në mënyrë që të dalë jashtë./Indeksonline/