10:47 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Paniku në aeroplanin turk, pasi piloti detyrohet të bëj ulje emergjente (Video)

Turistët në një avion turk u frikësuan tej mase dhe i ka kapur paniku kur avioni i tyre nga Turqia për në Rusi papritur kishte pasur një problem.

Ulja e avionit ishte emergjente, pas një humbjeje të papritur të presionit të kabinës.

“Onur Air Airbus 321” me 226 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit ka rënë për pothuajse 10 mijë metra, në 500 metra brenda 5 minutave.

Videoja e shpërndarë nga pasagjerët pas një ulje urgjente në aeroportin e Volgogradit në Rusinë jugore, tregon maskat e oksigjenit që ishin varur nga tavani, nga pasagjerët.

Disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe psikologjike pas incidentit “të tmerrshëm”, tha një burim i aeroportit.

Besohet se në aeroplan ishte shfaqur një problem me motorin, për këtë piloti ishte detyruar t ëbënte uljen emergjente për të shpëtuar pasagjerët./Indeksonline/