18:27 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Papagalli refuzon ndihmën, i thotë zjarrfikësit q ** u [Foto]

Një papagall në Londër me emrin Jessie është bërë senzacion në media për sjelljen e saj ‘të vrazhdë’

Jessie iku nga shtëpia e saj në Cuckoo Hall Lane, Edmonton dhe kaloi tre ditë në çatinë e një fqinji, transmeton IndeksOnline.

Kur pronarët e saj nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë, Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve u detyrua të thërriste shërbimet emergjente. Megjithatë, kur Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB) u përpoq të shpëtonte, Jessie filloi të bërtiste ndaj zjarrfikësve.

“Jessie kishte qenë në të njëjtën çati për tri ditë dhe kishte shqetësime se ajo mund të lëndohej dhe kjo ishte arsyeja pse ajo nuk donte të zbriste”, tha drejtori i LFB.

Por kur një zjarrfikës vullnetarisht shkoi për ta kapur, ai zbuloi fjalët që i tha Jessie.

Sipas zjarrfikësit, fjalët e sakta të përdorura nga papagalli Jessie ishin – “F ** k off”.

Para fillimit të shpëtimit , zjarrfikësi mori udhëzime specifike nga pronari i cili i tha atij t’i thotë ‘I love You’ (të dua). Por kjo nuk kishte efekt në Jessie që vazhdonte të ‘rebelohej’. Pronari dhe Jessie gjithashtu flasin në turqisht dhe greqisht. Më vonë, ishte e qartë se Jessie nuk ishte lënduar dhe ajo fluturoi në një çati tjetër dhe përfundimisht u kthye te pronari i saj. /IndeksOnline/

Temat: