22:40 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Paqe në ”Allianz Arena” mes Gjermanisë dhe Francës

Gjermania dhe Franca e kanë nisur aventurën e re me barazim në Ligën e Kombeve.

Sot ka nisur kompeticioni më i ri i krijuar nga UEFA – Liga e Kombeve, e cila ka vënë përballë ish-kampionin e botës dhe kampionin aktual.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Allianz Arena”, Gjermania ka barazuar pa gola me ”Gjelat”, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja ishte lehtësisht e dominuar nga rastet e Gjermanisë, megjithatë as Franca nuk qëndroi e qetë.

Kështu, pas tri ditësh, Franca do ta ketë përballë Holandën, ndërsa Gjermania do të pushojë./IndeksOnline/