15:48 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Para tre ditëve u eliminua nga Botërori, tani trajneri i Islandës referon një turne

Islanda nuk arriti të përsërisë suksesin e tyre si në Euro 2016, pasi u eliminuan në një grup të ashpër me Kroacinë dhe Argjentinën si kundërshtarë.

Vetëm tre ditë më pas nga humbja 2-1 ndaj Kroacisë, trajneri Heimir Hallgrimsson nuk po i pushon këmbët. Ai është kthyer në vendlindje duke gjykuar një turne të rinjsh në futboll.

51-vjecari, i cili është një dentist dhe trajner i kombëtares së Islandës, deklaroi se ishte shumë i kënaqur më përpjekjet e lojtarëve të tij në debutimin që bënë në Kupën e Botës.

“Unë jam aq krenar, jo vetëm për lojtarët, por edhe për stafin, ekipin trajnues, të gjithë. Unë kam punën më të mirë në botë dhe kam shumë njerës të mirë përreth meje” tha ai përmes Sky Sports. /IndeksOnline/