15:37 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Paralajmërojnë meteorologët, zjarret mund të përfshijnë këtë pjesë të Amerikës

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) dha raportin e saj mujor të klimës amerikane.

Në raport thuhet se dy muajt e ardhshëm do të jenë me rreziqe të mëdha për ndezjen e zjarreve në zona të ndryshme.

Pasi vuri në dukje kushtet jashtëzakonisht të nxehta dhe të thata që kanë lënë zjarret shkatërruese deri më tani këtë verë, Tim Brown, drejtor i Qendrës Rajonale të Klimës Perëndimore, tha në një konferencë shtypi se deri në fund të tetorit, Amerika mund të ketë probleme serioze me zjarrin.

Përëndimi është zona më e rrezikuar pasi që shirat në këtë zonë janë të shumtë vetëm pas muajit nëntor./Indeksonline/