15:19 / E Hënë, 09 Korrik 2018

Parandaloni dhimbjet e ciklit para se t’ju fillojnë/ këshillat nga gjinekologia e njohur

Ka shumë mënyra për të lehtësuar ngërçet e periodave, por Dr. Rebecca Brightman, një gjinekologe me bazë në Nju Jork, shpjegon se parandalimi është shpëtimi dhe jo të përpiqesh të pushosh dhimbjet kur ato të kanë pushtuar. Në vend që të prisni derisa cikli t’ju vijë dhe mitra të “shpërthejë” nga dhimbjet ju mund t’i lehtësoni këto të fundit duke:
Rritur nivelet e endorfinës
Për të mos u ndjerë të lodhura para periodave, stërvituni, merruni me sport ose aktivitet fizik për të nxitur prodhimin e “beta-endorfinës”, kimikatet që reduktojnë dhimbjen e ciklit menstrual .
Mos u stresoni
Stresi përkeqëson perceptimin e dhimbjeve, thotë Brightman, duke shtuar se për këtë arsye stërvitja është edhe më e rëndësishme. Udhtrimet e ndryshme mund të mbajnë në nivele të ulëta hormonet e stresit.
Ribalanconi dietën
Kjo nuk do të thotë, “prisni karbohodratet” ose, “mos pini kafe.” Kjo thjesht do të thotë, që të përfshini perime, proteina disa fruta dhe shumë ujë në dietën tuaj. Brightman thotë se kjo ndihmon në mbajtjen e sheqerit në gjak në nivele optimale dhe në përgjithësi ndihmon funksionet tuaja trupore.
Nëse e dini që dhimbjet i keni të forta, mos prisni t’ju fillojnë, por merrini medikamentet sapo të ndjeni ngërçet e lehta. Brightman thotë se inflamatorët jo steroidalë, ose NSAIDs si ibuprofen ose naproxen, janë më të mirët në parandalimin e dhimbjeve të ciklit.