23:23 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për të mërkurën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura pothuaj konstante.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, shtypja atmosferike do të vazhdoj ti mbajë vlerat mbi normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.