09:14 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Parashikimi i “Stratfor”: Asociacioni ishte ideuar që nga viti 2013

Organizata gjeopolitike dhe e analizave strategjike “Stratfor” ka vlerësuar se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë duke ardhur në fundin e saj. Në bisedimet e nesërme (7 shtator) ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, pritet të diskutohet në thekst të veçantë çështja e Asocacionit.

“Stratfor” thekson se një nga temat më të diskutueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel do të jetë formimi i komunave serbe duke vënë në dukje se ideja u konceptua në vitin 2013.

Temë tjetër që parashihet të flitet është edhe “korrigjimi i kufijve”, që në javët e fundit është diskutuar nga krerët e shteteve përkatëse, transmeton Indeksonline

Duke shpjeguar se çfarë saktësisht nënkuptojmë me ‘korrigjim të kufijve’, organizata gjeopolitike shpjegon se është një çështje e pranuar edhe për shkëmbim të territoreve.

“Ideja e shkëmbimit të territorit e cila do t’i krijonte Serbisë dhe Kosovës ndryshime në hartat e tyre. Pra, kjo është diskutuar edhe nga qarqet akademike dhe politike që prej viteve ’90-ta. Partitë opozitare dhe politikanët në të dy anët kanë hedhur poshtë këtë propozim, i cili mund të çojë në përplasje të pandalshme”. /Indeksonline/