09:31 / E Diele, 12 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Parashutisti me fat, qëndron dy orë i varur në telat elektrik (Foto)

Të merresh me sportin e parashutës duhet të jesh një profesionist i vërtetë. Pasi, ky sport e parashikon edhe rrezikun, duke ditur se bëhet fjalë për një lartësi të madhe.

Një 22-vjeçar nga Turqia e ka parë “vdekjen me sy”, ku ka qëndruar për më shumë se 2 orë në telat elektrik pas lëshimit nga kodrat e Adiyaman, transmeton IndeksOnline.

Nurcan Kaya u lëshua me parashutë me shokët e tij, por atij nuk i shkoi mirë deri në zbritje, pasi ngeci në tela elektrik për më shumë se 2 orë.

Ai u shpëtua nga ekipi i zjarrëfiksëve, të cilët erdhën pas njoftimeve nga miqtë e Kaya-s./IndeksOnline/