09:23 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Paris Hilton dhe Cardi B me unaza të njëjta fejese (Foto)

“Epo, njëri prej nesh do të duhet të ndryshojë.”

Kjo është kur ndodhesh rastësisht përballë një situate kur vesh veshje identike si dikush tjetër, shkruan Indeksonline/
Por, ç’të themi kur ke unazën e njëjtë të propozimit si një femër tjetër?

Si e trajton një situatë kaq të “ndezur”? Vetëm pyetni Paris Hilton dhe Cardi B.

Kohët e fundit është zbuluar se ato kanë unaza të ngjashme. Reperi Migos i cili propozoi Cardi-n gjatë koncertit Powerhouse të Power 99 radio në vjeshtën që lamë pas mori një unazë diamanti një karat në formë dardhe.

Rastësisht, i dashuri i Paris Hilton (tani i fejuari), Chris Zylka, i propozoi trashëgimtares gjatë një udhëtimi të skive në Aspen një unazë pothuajse identike./Indeksonline/