20:19 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Paris Hilton pas shumë vitesh vjen me videoklip muzikor (Video)

Ashtu siç edhe ka premtuar, këngëtarja dhe modelja Paris Hilton lansoi videoklipin e saj muzikor pikërisht në ditën e të dashuruarve. Kënga e saj e re me titull “I Need You”, shkruan Indeksonline.

Kjo këngë vjen pas një pauze të gjatë të këngëtares, e cila shfaqet me skena tejet romantike. Ajo shfaqet e zhveshur mes trëndafilave si tek filmi “American Beuty”, ndërsa ka flokët onde inspiruar nga Marylin Monroe.

Ndryshe Paris është duke shijuar ditë plotë të lumtura pranë të fejuarit të saj, teksa shfaqen tejet të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit./Indeksonline/