14:59 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Partia e Veselit thirrje indirekte Vetëvendosjes dhe Srpskas për ratifikimin e demarkacionit!

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e  Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas një komunikate thuhet  se,  PDK falënderon të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti.

“PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces.

Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin.

Bëjmë thirrje edhe te subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit”, thuhet në komunikatë./Indeksonline/