22:55 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Pas 14 viteve Kosovarja viziton Kosovën (Foto)

Futbollistja më e suksesshme shqiptare, Kosovare Asllani po kalon pushimet në Kosovë.

Pas 14 viteve, ish-futbollistja e Manchester Cityt ka ardhur për ta vizituar vendlindjen, shkruan IndeksOnline.

Ajo ishte në fshatin Mirushë, në Komunën e Klinës. Kosovarja u mahnitë me vendet e bukura dhe malet.

“Kam dëshiruar ta bëjë këtë udhëtim. Kosova ka vend të vecantë në zemrën time dhe nuk mund ta besoj që kanë kaluar 14 vite që kur kam qenë këtu. Misioni im kryesor ka qenë që të udhëtojë dhe ta eksploroj vendin sa më shumë që munda gjatë këtyre ditëve dhe besoj se është një vend kaq i bukur”, ka shkruar Kosovarja në rrjetet sociale.

28-vjeçarja tani luan te klubi i Linkopings, ku ka bërë afro 17 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola.

Ajo më parë ka luajtur edhe për Paris Saint Germain./IndeksOnline/