17:11 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Pas Cityt edhe Barcelona ndjek yllin e Napolit (Foto)

Skuadra e Barcelonës është futur në garë serioze për mesfushorin e Napolit, Jorginho.

Kampioni i La Ligas, është duke monitoruar futbollistin e Napolit, transmeton IndeksOnline.

Barca e sheh Jorginhon si zëvendësues të Iniestas, i cili do të largohet përfundimisht nga “Camp Nou”.

Napoli, për 26-vjeçarin kërkon plotë 40 milionë euro, një shumë e përballueshme për gjigantin spanjoll.

Kujtojmë që përvec Barcelonës, të interesuar për lojtarin italian janë edhe disa skuadra, përfshi; Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Interin./IndeksOnline/