14:39 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Pas El Clasicos, Zidane kërkon VAR-in në La Liga

Tekniku madrilen, Zinedine Zidane ka kërkuar nga të gjitha klubet e La Ligas t’a pranojnë sistemin VAR, që sipas tij është një teknologji e mirë për futbollin.

”Sigurisht që me VAR do të flisnin më pak dhe duhet t’a pranojmë, është një teknologji e mirë. Për disa arsye nuk mund t’i them disa gjëra, por le të mos hyjmë në këtë debat. Eshtë e natyrshme që ky sistem të bëhet dhe të flisni më pak rreth gjyqtarëve.”, ishin fjalët e Zizou për mediat Spanjolle.

Në dy ndeshjet e fundit ndaj Bayernit dhe ndaj Barcelonës, ka pasur shumë polemika nga gjyqtarët të cilat kanë shkaktuar edhe tensione mes lojtarëve në fushë dhe deklaratat e tyre pas ndeshjes.

Temat: