14:59 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Pas gazit, Vetëvendosje i “mbushë baterit” me bureka (Foto)

Seanca e Kuvendit për votimin e demarkacionit ka dështuar dy herë të mbahet pasi u hedh gaz lotsjellës nga disa deputetë të Vetëvendosjes.

Derisa, kuvendi ende nuk ka nisur punimet, deputetët si duket janë uritur dhe kanë porositur ushqim për të ngrënë brenda sallës.

Në këto fotografi të Indeksonline, shihen deputetët e VV-së duke ngrënë bureka me jogurt.

Ndërkohë, prokuroria ka dhënë urdhër për arrestim të pesë deputetëve të kësaj partie për hedhjen e gazit lotsjellës./Indeksonline/