13:34 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pas gjetjes së djalit të humbur, flet babai me fjalë prekëse

Nik Hiseni babai i 15 vjeçarit nga Gjakova që para pak ditësh kishte humbur, ka falënderuar të gjithë ata persona që i ndihmuan për ta gjetur atë.

Ai ka postuar një foto me djalin e tij në facebook duke uruar që një gjë e tillë të mos i ndodh asnjë prindi e asnjë familje, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

Në momente ankthi dhe hidhërimi në familjen tonë Hiseni për zhdukjen djalit tonë 15 vjeçarë, Palit, e ndjej për obligim që t’i falenderoj përzemërsisht dhe shpirtërisht secilin veç e veç, duke filluar nga Policia e Kosovës e cila bëri një punë të jashtëzakonshme, duke vazhduar me pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, organizatat e dala nga lufta, veteran e invalid, strukturat politike të të gjitha partive, mediat,rinia nga të gjitha qytetet e Kosovës, qytetarët e Gjakovës dhe nga e gjithë Kosova, për kontributin që e dhanë në gjetjen e djalit tonë..

Ju falenderoj të gjithëve që e ndatë dhimbjen bashkë me neve si familje, sepse po të përpjestohej e gjithë kjo, dhimbja më e paktë do i mbetej familjes.

Faleminderit të gjithëve edhe për ndihmën e kontributin më të vogël që e dhatë për këtë rast, për të cilin uroj me gjithë zemër të mos i ndodhë asnjë prindi e asnjë familje, dhe të jetë i fundit!